KUSHTËT PËR SHËRBIME TË SERVISIMIT

Neni 1

Përshkrimi i punëve gjatë servisimit

1.1. Objekt i kësaj kontrate është Servisimi apo riparimi i nevojshëm i amvisërisë e kufizuar brenda Shtëpisë së kontraktuar.
1.2. Riparimet të cilat kryhen nga ana e Mjeshtrit janë për sa vijon: shiko ketu!

Neni 2

Çmimi për Servisim dhe Mënyra e Pagesës

2.1. Servisimi i rregullt do të bëhet në baza mujore dhe kompensimi i cili do ti bëhet mjeshtrit për shërbimet e kryera në objekt në rast të marrëveshjes me bazë vjetore 2 (dy) muaj do të jenë gratis.

2.2. Servisimi bëhet çdo ditë të javës dhe 24 orë në ditë,ndërsa në rastet e intervenimeve emergjente ekipa do të paraqitet te klienti brenda 15 – 20 minuta. 2.3. Mjeshtri e dorëzon Faturën te Klienti për servisim mujor në kopje origjinale dhe të nënshkruar nga ana e Mjeshtrit e cila duhet të nënshkruhet edhe nga Klienti me rastin e pranimit. Fatura do të përshkruaj shumën totale që duhet të paguhet dhe afatin e pagesës.

2.4. Pagesa mund të bëhet:
  • Kesh në zyret e “Hausmeister Q. Potoku”;
  • Përmes bankes me kartela (VISA dhe Master)
  • Transfer bankar

Neni 3

Detyrimet e Mjeshtrit dhe Klientit

Mjeshtri obligohet si vijon:

3.1. Mjeshtri trajton me profesionalizëm shërbime të servisimit për klientin;

3.2. Mjeshtri i përgjigjet kërkesave të klientit dhe kryen servisimin brenda afatit të kontraktuar prej njëzet e katër orësh (24), në rast se riparimi nuk kryhet brenda njëzet e katër orëve (24), atëherë muaji paraprak është pa pagesë.

3.3. Mjeshtri gjatë kryerjes së punës mund të jetë i obliguar që të bëjë riparime të brendshme të cilat nuk mund të kryhen p.sh., pa prishjen e mureve, prishjen e pllakave etj., andaj pas përfundimit të punës, Mjeshtri nuk është përgjegjës për murosjen, ndreqjen e pllakave etj. të cilat punë nuk hyjnë në kuadrin e servisimeve që kryen Mjeshtri, por që janë kompetencë e personave tjerë adekuat për ato punë. 

3.4. Nëse Mjeshtri e sheh të arsyeshme që gjasat për riparim janë minimale, e merr pëlqimin nga Klienti nëse dëshiron të vazhdojë punën dhe nëse Klienti pajtohet, puna do të vazhdojë të kryhet por pa përgjegjsinë e Mjeshtrit për rezultatin e saj.

3.5. Mjeshtri në rast se gjatë punës si rrjedhojë e kryerjes së servisimit të kontraktuar ballafaqohet me problem tjetër apo prishje tjetër dhe e cila si rrjedhojë duhet të rregullohet në mënyrë që të bëhet edhe servisimi për çka është kontraktuar, Mjeshtri ka për obligim që paraprakisht ta njoftojë Klientin dhe të marrë pëlqimin e tij, në të kundërtën nëse problemi apo prishja tjetër ndërlidhet me atë se për çka është kontraktuar të bëjë servisimin dhe Klienti nuk e jep pëlqimin për servisim atëherë Mjeshtri nuk është përgjegjës dhe nuk mund ti adresohet fakti se nuk është kryer puna. Në këtë rast Mjeshtri rezervon të drejtën për të kërkuar kompensimin për kohën e humbur.

3.6. Mjeshtri, meqenëse shërbimet i kryen brenda ambienteve të banimit e ruan në mënyrë strikte konfidencialitetin dhe privatësinë dhe nuk zbulon informacione të cilat mund ta dëmtojnë klientin; gjithashtu edhe ekipi i Mjeshtrit obligohet të ketë sjellje të dinjitetshme dhe profesionale gjatë gjithë kohës së kryerjes së punës dhe mos ta pengojë Klientin.

3.7. Ekipi i Mjeshtrit i cili do të dërgohet te Klienti do të identifikohet në bazë të uniformave dhe kartelave identifikuese në mënyrë që të dallohen personat e paautorizuar.

3.8. Ekipi i servisimit sigurohet që ambientin e punës ta lë në gjendje të rregullt.

3.9. Mjeshtri ka për obligim që ta blejë materialin e nevojshëm për riparim dhe të kërkojë kompensimin nga klienti, duke dorëzuar faturat e blerjes.

Klienti obligohet si vijon:

3.10. Klienti ka për obligim që në kohë dhe në mënyrë të plotë për të paguar shërbimet e servisimit sipas kësaj kontrate.

3.11. Klienti duhet të jetë i qartë sa i përket kërkesave të veta të servisimit në mënyrë që të mos dëmtojë dhe të respektojë efiçiencën e kohës së Mjeshtrit.

3.12. Klienti duhet të sillet si nikoqir i mirë dhe të mos i shkaktojë pengesa Mjeshtrit gjatë kohës së kryerjes së servisimit. 3.13. Klienti ka për obligim që ta bëjë kompensimin shtesë për materialin e blerë nga Mjeshtri.

Neni 4

Shkëputja e Kontratës

4.1. Nëse pagesa mujore e lartëcituar në nenin 2, par.2.1 ka vonesa më shumë se 1-një muaj, mjeshtri ka të drejtë ta shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme me efekt të menjëhershëm.

4.2. Nëse mjeshtri nuk përgjigjet brenda afatit prej 24h nga momenti kur e pranon thirrjen, klienti ka të drejtë të shkëpusë kontratën në mënyrë të njëanshme me efekt të menjëhershëm.

4.3. Asnjë nga Palët nuk do të jetë përgjegjëse për dështimin e plotë ose të pjesshëm të përmbushjes së ndonjë detyrimi sipas kësaj Marrëveshje nëse dështimi i tillë është rezultat i rrethanave vijuese: përmbytja, zjarri, tërmeti apo dukuri të tjera natyrore, si dhe lufta, veprimet ushtarake, bllokada ose veprimet e organeve shtetërore, rrethana të tjera jashtë kontrollit të palëve.

4.4. Rrethanat që i heqin Palët nga përgjegjësia për dështimin e plotë ose të pjesshëm të zbatimit të kësaj Marrëveshjeje duhet të vërtetohen nga autoriteti kompetent.

4.5. Nëse rrethanat që shkaktojnë pamundësinë e përmbushjes së plotë ose të pjesshme të detyrimeve sipas kësaj Kontrate nga njëra Palë ekzistojnë për më shumë se një muaj, Pala e kundërt ka të drejtë ta ndërpresë këtë kontratë. Në këtë rast, Pala që përfundoi këtë Marrëveshje për arsyet e mësipërme do të lirohet nga detyrimi për të zhdëmtuar Palën tjetër.

Neni 5

Dispozitat përfundimtare

5.1. Kjo kontratë është bërë në dy kopje, të nënshkruara nga të dy Palët dhe që kanë të njëjtën forcë ligjore, një për secilën prej Palëve.

5.2. Çfarëdo konflikti që rrjedh nga kjo kontratë e që nuk mund të zgjidhet me marrëveshje, palët do t’i drejtohen Gjykatës Themelore në Prishtinë në pajtim me këtë kontratë.

5.3. Ndryshimet dhe shtesat në këtë kontratë bëhen me një marrëveshje shtesë të Palëve.

5.4. Kjo kontratë konsiderohet e lidhur në momentin e nënshkrimit nga palët kontraktuese, dhe ka fuqinë ekzekutuese sipas nenit 22 te Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore.

5.5. Kjo kontratë do të ketë 2 (dy) kopje identike në gjuhën shqipe me përmbajtjen e njejtë, të nënshkruara nga të dy palët e Kontratës dhe me efekt të barabartë juridik.

5.6. Kjo kontratë hyn në fuqi nga momenti i nënshkrimit të dy palëve.

Scroll to Top